Bota

Irani goditet nga një tërmet 5.2 ballë

Ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë nëse ka humbje të jetëve apo dëme materiale si pasojë e tërmetit

Muhammet Kurşun  | 26.09.2020 - Përdıtësım : 26.09.2020
Irani goditet nga një tërmet 5.2 ballë

Teheran

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi rajonin Golestan në verilindje të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit thuhet se tërmeti është regjistruar në orën 09:16 sipas kohës lokale me epiqendër në zonën Maraveh Tappeh në rajonin e Golestanit.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkohë ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë nëse ka humbje të jetëve apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın