Bota

Irani fillon prodhimin e avionëve luftarakë

Ministri i Mbrojtjes, gjeneral Amir Hatami tha se prodhimi i linjës tregon aftësinë e ekspertëve iranianë përskaj “sanksioneve të armikut”

Ekip  | 03.11.2018 - Përdıtësım : 04.11.2018
Irani fillon prodhimin e avionëve luftarakë

Teheran

TEHERAN (AA) – Televizioni shtetëror bëri të ditur se Irani ka filluar prodhimin e avionëve luftarakë, një ditë pasi administrata e Donald Trumpit paralajmëroi vendosjen e sanksioneve tjera të SHBA-ve për Teheranin, për të rritur presionin ekonomik ndaj këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mbrojtjes, gjeneral Amir Hatami tha se prodhimi i linjës tregon aftësinë e ekspertëve iranianë përskaj “sanksioneve të armikut”.

Të premten SHBA-të paralajmëruan imponimin përsëri të të gjitha sanksioneve ndaj Iranit duke filluar nga e hëna, ndërsa ato përfshijnë sektorin transportues, financiar dhe energjetik. Bëhet fjalë për vargun e dytë të sanksioneve të SHBA-ve kundër Iranit, duke marrë parasysh atë se në maj të këtij viti presidenti amerikan Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın