Mustafa Melih Ahıshalı
18 Qershor 2019•Përditësim: 18 Qershor 2019
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi dërgoi mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes të Mohammed Morsit, presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Me respekt për popullin e madh të Egjiptit, me rastin e vdekjes të Mohammed Morsit, Irani i shpreh ngushëllime popullit, familjes dhe miqve të tij. Lusim Zotin që ta mëshirojë ndërsa të afërmve të tij t'u japë durimin", thuhet në deklaratën me shkrim të Mousavit.
Më poshtë theksohet se Morsi u bë president pas fitores së madhe të lëvizjes popullore.
Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohammed Morsi, ndërroi jetë dje në gjykatë.
Sipas televizionit shtetëror egjiptian, Morsi ndërroi jetë pasi më parë ra pa ndejnja në sallën e gjykatës. Morsi në këtë seancë po gjykohej për "spiunazh".
Morsi ballafaqohej me disa akuza pasiqë u rrëzua nga pushteti dhe u burgos gjatë grushtit të shtetit në vitin 2013.
Në total kundër tij ishin ngritur gjashtë aktakuza, përfshirë arratisje nga burgu, vrasje, spiunazh për Katarin, spiunazh për Hamasin dhe Hezbullahun, fyerje të gjykatës dhe pjesëmarrje në terrorizëm.