Ekip
26 Gusht 2019•Përditësim: 27 Gusht 2019
Irani ka dërguar një shkatërrues dhe një anije mbështetëse me helikopter në Gjirin e Adenit "për t'u kujdesur për sigurinë e anijeve të Republikës Islamike në ujërat ndërkombëtare", deklaroi sot shefi i ushtrisë iraniane, admirali Habibollah Sayyari, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sayyari tha se shkatërruesi "Sahand", i cili u përfshi në forcat detare vitin e kaluar, është dërguar në misionin e tij të parë jashtë vendit në Gjirin e Adenit, njofton agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Ai tha se anija ushtarake do të ruajë anijet transportuese iraniane në Detin e Omanit dhe Gjirin e Adenit.
Njoftimi vjen në mesin e tensioneve ndërmjet Iranit dhe SHBA-së pasi dy tankerë me naftë u sulmuan në Ngushticën e Hormuzit në qershor.
Washingtoni akuzon Teheranin si përgjegjës për sulmet, gjë të cilën e mohon Irani.
Muajin e kaluar, SHBA njoftoi planet për krijimin e një koalicioni ushtarak ndërkombëtar për të mbrojtur ujërat nga Irani dhe Jemeni, pas sulmeve të anijeve me naftë.