Ahmet Dursun
15 Dhjetor 2020•Përditësim: 15 Dhjetor 2020
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Javad Zarif, theksoi se dënojnë fuqimisht sanksionet e njëanshme të SHBA-së ndaj Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zarif në mesazhin e publikuar në rrjetin social Twitter, reagoi ndaj vendimit të SHBA-së për sanksione ndaj Turqisë për shkak të furnizimit të saj me sistem të mbrojtjes ajrore S-400.
Ai në mesazhin e tij bashkëngjiti edhe një fotografi me flamujt e Turqisë dhe Iranit si dhe të dyja vendet duke shtrënguar dorë, ndërsa theksoi se SHBA-ja me sanksione të njëanshme ndaj Turqisë edhe njëherë ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe ka treguar varësinë e saj ndaj sanksioneve.
Kryediplomati iranian mesazhin e tij e publikoi me etiketën "fqinjët prioritet".
"Fuqimisht dënojmë sanksionet e fundit të SHBA-së ndaj Turqisë dhe qëndrojmë pranë popullit turk dhe qeverisë (kundrejt sanksioneve)", potencoi Zarif.