Ahmet Dursun
27 Gusht 2021•Përditësim: 27 Gusht 2021
Irani ka dënuar sulmet terroriste që vranë dhjetëra njerëz në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Saeed Khatibzadeh, shprehu keqardhje të thellë për sulmet terroriste që ndodhën në Afganistan.
Duke theksuar se dënojnë të gjitha llojet e akteve terroriste kundër popullit të Afganistanit, Khatibzade deklaroi se sa më shpejt të jetë e mundur duhet të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse dhe institucionet përkatëse të sigurisë duhet të mbrojnë jetën dhe pronën e njerëzve.
- Sulmet terroriste në Kabul
Në zonën pranë Aeroportit Ndërkombëtar "Hamid Karzai" në Kabul, ku vazhdon procesi i evakuimit dje ndodhën disa shpërthime. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi Khorasan i lidhur me organizatën terroriste DAESH.
Sipas lajmit të Al-Jazeera, të paktën 110 persona, përfshirë edhe 13 ushtarë amerikanë, janë vrarë në sulmet terroriste deri më tani.