Mustafa Melih Ahıshalı
11 Shkurt 2016•Përditësim: 12 Shkurt 2016
TEHERAN (AA) – Me një ceremoni solemnne në sheshin “Azadi” të Teheranit sot u shënua 37 vjetori i revolucionit iranian, ndërsa presidenti i vendit Hassan Rouhani porositi se është e domosdoshme që të rishikohet gjuha e revolucionit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Duhet azhuruar vet gjuhën e revolucionit. Revolucion sot do të thotë inkluzivitet, dakordim dhe rezistencë. Ai është edhe aftësi që prodhimet vendore në mënyrë konkurruese të ofrohen në tregun botëror”, porositi Rouhani.
Duke theksuar se revolucioni i takon mbarë popullit iranian Rouhani tha se revolucionarë janë të gjitha tre grupet e mëdha politike në Iran, ata që mbështesin politikë të matur, konservatorët dhe reformistët, ndërsa është e papranueshme që disa grupe të përvetësojnë revolucionin si i tyre.