Bota

Iran, rrëzohet avioni luftarak SU-22

Në deklaratë theksohet se avioni luftarak i tipit SU-22 i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare është rrëzuar për shkak të një defekti teknik gjatë ngritjes nga baza ajrore Shiraz

Haydar Şahin  | 03.08.2022 - Përdıtësım : 04.08.2022
Iran, rrëzohet avioni luftarak SU-22

Teheran

Një avion luftarak i tipit SU-22 që u ngrit nga baza ajrore Shiraz në qytetin qendror Shiraz të rajonit Fars të Iranit është rrëzuar për shkak të një defekti teknik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror të Iranit, forcat e aviacionit dhe hapësirës të Gardës Revolucionare kanë bërë një deklaratë me shkrim lidhur me këtë çështje.

Në deklaratë theksohet se avioni luftarak i tipit SU-22 i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare është rrëzuar për shkak të një defekti teknik gjatë ngritjes nga baza ajrore Shiraz.

Ndër të tjera, thuhet se pilotët kanë shpëtuar nga aksidenti duke përdorur sistemin e sediljes së lëshimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın