Mustafa Melih Ahıshalı
19 mars 2020•Përditësim: 19 mars 2020
Me shtimin e 149 vdekjeve të reja në Iran numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) është rritur në 1.284, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 149 persona, duke e rritur në 1.284 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.
Ai vuri në dukje se me shtimin e 1.046 rasteve të reja numri i rasteve gjithsej të konfirmuara është rritur në 18.407, ndërsa 5.979 persona janë liruar nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.
Në Iran i cili është vendi ku janë shënuar më shumë jetë të humbura pas Kinës dhe Italisë, koronavirusi i ri për herë të parë u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përphap në të gjitha rajonet e vendit.