Iran, një tërmet 4 ballë godet Teheranin
Akoma nuk ka informata për viktima apo dëme
Ankara
Një tërmet me magnitudë 4 ballë goditi sot kryeqytetin e Iranit, Teheranin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti goditi në një thellësi prej 12 kilometrash në orën 13:41 sipas kohës lokale në qarkun Damavand të Teheranit, thuhet në një deklaratë të Qendrës Sizmilogjike të Universitetit të Teheranit.
Akoma nuk ka informata për viktima apo dëme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.