Ehsan Nasirpour,Mustafa Melih Ahıshalı
02 Janar 2018•Përditësim: 02 Janar 2018
TEHERAN (AA) - Gjatë protestave anti-qeveritare në provincën Isfahan në Iran jetën e kanë humbur 5 protestues, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit gjetën vdekjen me rastin e sulmit të ndërtesës së guvernatorit të Kehderijan të provincës Isfahan.
Portali iranian "Asriran" konfirmoi se me këtë rast u vranë gjithsej 5 protestues.
Nga ana tjetër, sipas portalit "Reca News", gjatë protestave së Najafabad poashtu të provincës Isfahan jetën e kanë humbur 4 persona, prej të cilëve dy ishin oficerë policie dhe dy demonstrues.
Më parë të hënën, u raportua se 10 persona u vranë gjatë protestave anti-qeveritare në Iran, kurse numri i të lënduarve u rrit në 377.
Protestat kundër standardeve të këqija të jetesës në Iran filluan të enjten duke u përhapur në disa qytete në atë vend.