Muhammet Kurşun
20 Janar 2021•Përditësim: 20 Janar 2021
Në Iran, 84 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 6.182 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.348.316, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 57.057.
Lari theksoi se 4.214 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.137.812.
Deri më tani, vendi ka kryer 8.688.732 teste.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.