Iran, 395 viktima të reja nga COVID-19
Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 numri i të shëruarve ka arritur në 1.810.531

Teheran
Në Iran gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 395 viktima si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve u regjistruan 25.492 raste me COVID-19 ndërsa 3.365 nga këta janë hospitalizuar.
Duke njoftuar se numri i rasteve arriti në 2.286.927 gjithashtu thuhet se me vdekjen e 395 personave numri i viktimave ka arritur në 67.525.
Më tej thuhet se 4.911 pacientë janë në kujdes intensiv ndërsa që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 numri i të shëruarve ka arritur në 1.810.531.
Irani me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh deri më tani ka kryer 14.613.010 teste për COVID-19.
Në Iran janë aplikuar 621.822 doza të vaksinës
Ministria tha se deri më tani 480.646 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 141.176 të tjerë dozën e dytë.
Sipas kësaj, numri i vaksinave të aplikuara ka arritur në 621.822 doza.
Sipas nivelit të rrezikut, 257 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq", 129 qytete si zona "portokalli", 51 qytete si zona të "verdha" dhe 11 qytete si zona "blu". Ndërsa është ndaluar hyrja dhe dalja në qytetet me ngjyrë "të kuqe" dhe me ngjyrë "portokalli".
Gjithashtu vendimi për kufizimin 10-ditorë i marrë nga qeveria iraniane nga 10 prilli u zgjat deri më 24 prill. Nga ana tjetër, u njoftua se seancat e Parlamentit u shtynë për 2 javë për shkak të COVID-19.