Ahmet Dursun
04 Gusht 2020•Përditësim: 04 Gusht 2020
Në Iran, 212 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e rritur në 17.617 numrin total të vdekjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.751 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 314.786, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 17.617.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 272.535 persona, ndërkohë që 4.132 pacientë janë në gjendje kritike.
Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.560.374 teste për COVID-19.