Ekip
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
MELBURN (AA) – Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë australiane deklaroi se në fund të prillit në sulmet ajrore amerikane në Irak është vrarë terroristi nga Melburni i cili llogaritej si lider i rekrutimit të luftëtarëve në Australi, raporton Anadolu Agency (AA).
"Neil Prakash u vra më 29 prill në Mosul. Ai ishte terroristi më i kërkuar në Australi për udhëheqjen e rekrutimit dhe nxitjes së luftëtarëve në Australi për të shkuar në luftërat në Lindjen e Mesme", deklaroi për Sky News gjenerali australian George Brandis.
Duke theksuar se tashmë i vrari Prakash kishte organizuar sulme terroriste në të gjithë Australinë, gjenerali Brandis tha se nuk gabojmë nëse Prakash konsiderohet si anëtari më i rëndësishëm i DAESH-it nga Australia.