Ekip
29 janar 2021•Përditësim: 29 janar 2021
Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi të enjten njoftoi se forcat e sigurisë kanë vrarë një komandant të lartë të DEASH-it, i cili pretendohet të jetë udhëheqësi i grupit terrorist në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne premtuam dhe realizuam. E dhashë fjalën për të ndjekur terroristët e DEASH-it. Ne u dhamë atyre një përgjigje bubullimash. Forcat tona të armatosura heroike kanë eliminuar komandantin e DEASH-it, Abu Yaser Al-Issawi si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga inteligjenca", tha ai në Twitter.
Al-Kadhimi nuk dha detaje të mëtejshme mbi operacionin që çoi në vrasjen e Al-Issawi-t.
Iraku ka intensifikuar fushatën në ndjekjen e mbetjeve të DEASH-it gjatë ditëve të fundit pas dy sulmeve vetëvrasëse të enjten e kaluar në kryeqytetin Bagdad, që u pretenduan nga DEASH-i në të cilat humbën jetën të paktën 32 persona dhe plagosën 110 të tjerë.
Në qershor të vitit 2014, grupi terrorist DEASH pushtoi provincat Mosul, Salahuddin dhe Anbar dhe disa pjesë të provincave Diyala dhe Kirkuk. Territoret u rimorën në dhjetor të vitit 2017 nga forcat irakiane me mbështetjen e një koalicioni ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA kundër DEASH-it në Irak.