Zehra Nur Düz
01 Prill 2021•Përditësim: 01 Prill 2021
Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi arriti në Rijad në vizitën e tij të parë në Arabinë Saudite që kur mori zyrtarisht detyrën majin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri irakian u shoqërua nga një delegacion i madh, sipas televizionit shtetëror Al-Iraqiya.
Sipas një deklarate nga Zyra e Shtypit të Kryeministrisë irakiane, Al-Kadhimi u takua me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman si pjesë e vizitës së tij.
Gjatë takimit, u nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi midis dy vendeve në fusha të ndryshme, thuhet në deklaratë.
Sistemi i taksimit të dyfishtë midis dy vendeve u ndalua në përputhje me paktet, theksohet më tej.
Një memorandum i përbashkët mirëkuptimi mbi planifikimin e zhvillimit, diversitetin ekonomik dhe zhvillimin e sektorit privat u nënshkrua gjithashtu midis të dy palëve.
Të dy vendet po ashtu nënshkruan një marrëveshje paraprake në fushat e librave dhe dokumenteve dhe shtypit, informacionit.
Herët të mërkurën, Al-Kadhimi shkroi në Twitter se po udhëtonte për në Arabinë Saudite për të "konsoliduar marrëdhëniet midis dy vendeve vëllazërore" dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal.
Vizita e kryeministrit vjen me ftesë të mbretit Salman bin Abdulaziz, i cili të enjten e kaluar ftoi Al-Kadhimi të vizitojë Arabinë Saudite dhe të takohet me Princin e Kurorës për të diskutuar mënyrat e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Husein Allawi, një këshilltar i kryeministrit, i tha gazetës zyrtare Al-Sabah se delegacioni i Al-Kadhimi përfshin ministra dhe anëtarë të Komitetit të Koordinimit irakiano-saudit.
"Kjo është një vizitë e rëndësishme që vjen në një kohë shumë të veçantë”, tha Allawi.
“Gjatë vizitës do të diskutohen një numër fushash me interes, përfshirë mënyrat për t'u përballur me krizat në rajon, koordinimin ekonomik dhe mbështetjen për planet e zhvillimit dhe investimeve të paraqitura nga Komisioni Kombëtar i Irakut të Investimeve për kompanitë saudite dhe sigurimin e lehtësirave nga qeveria irakiane ndaj kompanive saudite dhe duke filluar krijimin e projekteve të përbashkëta", tha ai.
Arabia Saudite rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Irakun në dhjetor të vitit 2015 pas një ndërprerjeje prej 25 vjetësh pas pushtimit irakian të Kuvajtit në vitin 1990.
Iraku është bërë një fushë konkurrence midis Arabisë Saudite dhe Iranit, i cili gëzon marrëdhënie të ngushta me disa grupe shiite irakiane.