Haydar Karaalp,Ali Makram Ghareeb
28 Shtator 2022•Përditësim: 29 Shtator 2022
Dy raketa ranë pranë ndërtesës së Parlamentit në "Zonën e Gjelbër", ku ndodhen ndërtesat qeveritare në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u lëshuan 2 raketa rreth ndërtesës së Parlamentit në Bagdad.
Qeveria irakiane nuk ka komentuar ende për këtë çështje.
Parlamenti i Irakut sot u mblodh për herë të parë pas një pauze dymujore.