Gözde Bayar
04 Dhjetor 2019•Përditësim: 04 Dhjetor 2019
Protestuesit në Irak për herë të tretë i kanë vënë flakën konsullatës në Najaf, në jug të vendit, raportuan të martën mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Konsullata më herët u dogj më 27 nëntor dhe 1 dhjetor.
Protestat në Irak filluan më 1 tetor kur në rrugë dolën protestues të pakënaqur nga situata ekonomike, shkalla e lartë e papunësisë, por edhe korrupsioni. Protestuesit në mënyrë shtesë kërkuan edhe ndryshimin e qeverisë së kryeministrit Adil Abdul-Mahdi.
Kryeministri dërgoi letrën e tij të dorëheqjes në parlament, i cili u miratua të dielën.
Sipas Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Irakut, të paktën 346 irakianë janë vrarë dhe 15,000 të tjerë janë lënduar që prej fillimit të protestave në tetor.