Bota

Indonezi, zjarri lë pastrehë qindra familje

Mbrëmë për arsye të panjohura shpërtheu zjarr në lagjen Duri Verior, në Xhakartën Perëndimore, lajmëroi gazeta “Tempo”

Mahmut Atanur  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 14.08.2020
Indonezi, zjarri lë pastrehë qindra familje

Xhakartë

Zjarri që shpërtheu në Xhakartë, Indonezi, ka lënë 382 familje pa kulm mbi kokë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmë për arsye të panjohura shpërtheu zjarr në lagjen Duri Verior, në Xhakartën Perëndimore, lajmëroi gazeta “Tempo”.

Shefi i brigadës zjarrfikëse të Xhakartës, Eko Sumarno njoftoi se janë dëmtuar mbi 382 objekte, dhe tha se të vdekur dhe të lënduar nuk ka.

Zjarri është vënë në kontroll, ndërsa hetimi mbi shkakun e shpërthimit të zjarrit është në rrjedhë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın