Bota, Koronavirusi

Indonezi, tejkalon 1 milion numri i rasteve me COVID-19

Me 336 jetë të humbura nga COVID-19, numri i viktimave arrin në 28.468

Mahmut Atanur  | 26.01.2021 - Përdıtësım : 26.01.2021
Indonezi, tejkalon 1 milion numri i rasteve me COVID-19 Foto: Anton Raharjo / AA

Xhakartë

Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në Indonezi ka tejkaluar 1 milion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 13.094 raste të reja në 24 orët e fundit në vend, numri i rasteve arrin në 1.012.350.

Me 336 jetë të humbura nga COVID-19, numri i viktimave arrin në 28.468 ndërkohë që me 10.868 të shëruar numri i të shëruarve në vend arrin në 820.356.

Numri i rasteve në kryeqytetin Xhakarta ka shkuar në 252.266, në Javan Lindore 107.050, në Bali 23.798 dhe në Açeh 9.144.

Në kuadër të programit të vaksinimit masiv që ka filluar në vend më 14 janar synohet që deri në fund të shkurtit të vaksinohen 1.47 milionë punonjës të shëndetësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın