Mahmut Atanur
07 Maj 2019•Përditësim: 08 Maj 2019
Vullkani Sinabung në ishullin indonezian sërish ka filluar të hedh hi, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Agjencisë nacionale për menaxhim me katastrofa (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, njoftoi se lartësia e reve të hirit dhe të tymit arriti 2.000 metra, ndërsa janë prekur disa zona bujqësore dhe të populluara.
Zyrtarët lokalë u kanë bërë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm ndaj shpërthimeve të mundshme vullkanike, ndërsa aktivitetet në zona të caktuara rreth vullkanit janë rreptësisht të ndaluara.
Në shpërthimet e vullkanit Sinabung në vitin 2014 dhe 2016, pësuan 23 persona. Ende janë në fuqi paralajmërimet e lëshuara për shkak të aktiviteteve të vullkanit.