Adem Şalvarcıoğlu
06 Nëntor 2016•Përditësim: 07 Nëntor 2016
XHAKARTË (AA) - Vullkani Sinabung në provincën e Sumatrës Veriore të Indonezisë sërish është aktivizuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive, thuhet se në vullkanin Sinabung ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë e shpërthimit vullkani ka lëshuar hi i cili ka arritur deri në 1.5 kilometra lartësi.