Mahmut Atanur
25 tetor 2018•Përditësim: 25 tetor 2018
XHAKARTË (AA) – Që nga dita e djeshme e deri më tani në vullkanin Anak Krakatau (Fëmija i Karakataut) kanë ndodhur 232 shpërthime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Meteorologjik, Klimatik dhe Gjeofizik i Indonezisë (BMKG) njofton se në vullkanin i cili ndodhet në mes të ishujve Sumatra dhe Java, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 232 shpërthime.
Zyrtarët e BMKG-së njoftojnë se hiri dhe tymi që është hedhur nga vullkani ka arritur në një lartësi deri në 200 metra. Zyrtarët po ashtu bëjnë të ditur se nuk lejohen hyrjet në një hapësirë prej 2 kilometrash e cila rrethon kraterin.
Pas rritjes së aktivizimit të vullkanit Anak Krakatau, në fund të muajit të kaluar ishte dhënë alarmi i nivelit të dytë më të lartë.
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta. Në këtë shtet ndodhen 130 vullkane aktive.