Sercan İrkin
06 Gusht 2025•Përditësim: 06 Gusht 2025
Dy shpërthime kanë ndodhur në vullkanin Semeru, i cili ndodhet në lindje të ishullit Java të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Sipas "Antara News", zyrtarët në Observatorin e Vullkaneve Semeru njoftuan se vullkani Semeru shpërtheu në orën 5:24 të mëngjesit sipas orës lokale.
Zyrtarët deklaruan se hiri i hedhur nga mali u ngrit në një lartësi prej afërsisht 600 metrash dhe lëvizi drejt verilindjes.
Pas shpërthimit fillestar, një shpërthim tjetër ndodhi në vullkanin Semeru në orën 10:08 të mëngjesit sipas orës lokale, thanë autoritetet, të cilët theksuan se reja e hirit vullkanik arriti lartësi prej afërsisht 600 metrash.
Në Indonezi, e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të njohur si "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", janë aktivë rreth 130 vullkane.