Mahmut Atanur
21 Qershor 2020•Përditësim: 22 Qershor 2020
Në vullkanin Merapi në ishullin Java të Indonezisë kanë ndodhur dy shpërthime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Kërkimore dhe e Teknologjisë së Fatkeqësive Gjeologjike (BPPTKG) në Yogyakarta njoftoi se shpërthimi ka zgjatur 328 sekonda dhe i njëjti ndodhi në orën 09:13 të mëngjesit sipas kohës lokale në vullkanin Merapi në qytetin Yogyakarta.
BPPTKG ka bërë të ditur se hiri dhe tymi i hedhur nga shpërthimi në vullkan kanë arritur lartësinë prej 6.000 metrash nga krateri. Ndësa 14 minuta nga shpërthimi i parë ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër në shkallë të vogël.
Autoritetet kanë paralajmëruar popullatën që të mos kryejë veprime në zonën përreth 3 kilometra nga vullkani i cili ndodhet në nivelin e dytë të alarmit (Waspada).
Në vitin 2010 bëhet e ditur se 347 persona humbën jetën nga llava që shpërtheu në vullkanin Merapi me lartësi prej 2.968 metrash në ishullin Java.