Ekip
03 dhjetor 2015•Përditësim: 03 dhjetor 2015
XHAKARTA (AA) - Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë zhdukur nga rrëshqitjet e tokës sot në mëngjes për shkak të shirave të dendur, ku janë bllokuar fermat dhe të paktën 20 shtëpi janë mbuluar nga dherat në ishullin indonezian Sumatra, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Indonezisë, Sutopo Purwo Nugroho ka thënë se reshjet e fuqishme dyditor kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës në fshatin Lebong Tandai në Bangkulu.