Şeyma Uzundere
28 Nëntor 2022•Përditësim: 28 Nëntor 2022
Pasi katër fëmijë u infektuan me virusin e poliomielitit në Indonezi, në vend ka nisur një fushatë vaksinimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Indonezi, e cila u pastrua nga poliomieliti rreth dhjetë vjet më parë, virusi u rikthye tek një djalë 7-vjeçar në rajonin Aceh në tetor.
Pasi u njoftua se tre fëmijë të tjerë të pavaksinuar u infektuan me virusin, në vend nisi procesi i vaksinimit masiv.
Programi i vaksinimit synon të imunizojë 1,2 milion fëmijë kundër virusit.
Autoritetet thonë se disa zona të Indonezisë kanë imunitet të ulët ndaj virusit për shkak të mungesës së vaksinimit.
Indonezia kishte zhdukur virusin e poliomielitit në vitin 2014. Virusi, i cili vazhdon të jetë endemik në Afganistan dhe Pakistan, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), prek veçanërisht fëmijët nën moshën 5 vjeç.
Në Afrikë, këtë vit, poliomieliti u regjistrua në vende si Nigeria, Gambia, Uganda, Benini, Burkina Faso, Kameruni, Etiopia, Mali, Nigeri, Çadi dhe Sudani, si dhe në Gana.
Rasti i parë i poliomielitit në SHBA që nga viti 2013 u regjistrua në New York në qershor.