Gamze Türkoğlu Oğuz
05 Dhjetor 2018•Përditësim: 06 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) - India lançoi satelitin e saj më të madh që do të mbështesë shërbimet e internetit broadband nga Guajana Franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas BBC-së, GSAT-11 me peshë prej 5.854 kilogram i lançuar me raketë franceze nga baza Kourou, është sateliti i komunikimit më të zhvilluar të Indisë.
K Sivan, kreu i Organizatës indiane për Hulumtime Hapësinore (Isro), në deklaratën për mediat tha se sateliti do të luaj rol të rëndësishëm në sigurimin e shërbimeve të internetit broadband në mbarë vendin.
Me satelitin planifikohet që të ofrohet shërbimi i internetit në skajet më të largëta të Indisë dhe në udhëtimet ajrore.
India ka mbi 440 milionë përdorures të internetit dhe ky numër pritet të dyfishohet deri në vitin 2022.