Zehra Ulucak
15 Tetor 2020•Përditësim: 15 Tetor 2020
Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 680 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, me 680 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 111.266.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 67.708 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 7.307.097.
Ndërsa numri i të shëruarve deri tani në vend ka arritur në 6.383.441.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.