Adham Kako
20 Gusht 2019•Përditësim: 21 Gusht 2019
Mbi 840 civilë kanë humbur jetën në sulmet e regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri dhe mbështetësit të tij, Rusisë, kundrejt zonës së deeskalimit në Idlib, mes 26 prill-19 gusht, njoftoi Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të SNHR, në sulmet e forcave të regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit të Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani dhe nga Rusia drejt zonës së deeskalimit të Idlibit mes datave 26 prill-19 gusht, kanë humbur jetën 843 civilë.
Regjimi 3.172 herë e shënjestroi rajonin me bomba fuçi, prej të cilëve 1.392 në Idlib, 1.572 pjesën rurale të Hama-s dhe 208 në pjesën rurale të Latakisë.
- Situata në Idlib
Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.
Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e de-eskalimit.
Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.
Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.
Në periudhën nga 26 prilli deri më 27 korrik, sipas SNHR, nga sulmet e regjimit në Idlib janë vrarë 781 civilë prej të cilëve 208 fëmijë dhe 140 gra.