Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
30 Janar 2018•Përditësim: 30 Janar 2018
IDLIB (AA) – Në një sulm ajror në një treg në qarkun Eriha të "zonës jokonfliktuale" në Idlib të Sirisë, 7 civilë kanë humbur jetën, kurse 18 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haj Yusuf, për AA tha se, “Avionët rusë realizuan një sulm ajror ndaj një tregu në Idlib. Në sulm humbën jetën 7 civilë, kurse 18 të tjerë u plagosën”.
Sipas tij gjatë ditëve të fundit sulmet po intensifikohen. “Qarqet Serakib, Maarreti Numan, Kefrenbil dhe Eriha, si dhe fshatrat Han es Subul el, Maare Shemshe, Kefer Shemshe dhe Zahebijje të qytetit të Idlibit po i nënshtrohen sulmeve intensive ajrore. Regjimi i Asadit dhe Siria çdo ditë po realizon rreth 100 sulme me avionë”, tha Yusuf.
Mësohet se në sulmin ajror të realizuar në qytezën Han Shejhun në orët e mesditës, 5 persona janë plagosur. Edhe në një sulm tjetër të realizuar dje në një treg në qarkun Serakib të Idlibit, 11 civilë humbën jetën, kurse 13 të tjerë ishin plagosur.
Rajoni i Idlibit dhe rrethinat e tij, që ndodhen në kufi me Turqinë, me marrëveshjen e Astanas më 4-5 maj u shpallën "zona jokonfliktuale". Por, ky rajon i cili ndodhet nën kontrollin e ushtarëve opozitarë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit, ende po i nënshtrohet sulmeve të regjimit të Asadit dhe ndonjëherë edhe të Rusisë.