Ahmet Dursun
03 Janar 2016•Përditësim: 03 Janar 2016
STAMBOLL (AA) - Aktivistët të mbledhur para Ambasadës së Arabisë Saudite në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, i kanë vënë zjarrin ndërtesës së ambasadës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të Agjencisë së Lajmeve ISNA, mësohet se pas ekzekutimit të klerikut Shiit, Ayetullah Nemr Bakir en-Nemr nga ana e Arabisë Saudite, aktivistët të mbledhur para Ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran, i kanë vendosur zjarrin ndërtesës së ambasadës.
Disa aktivistë duke brohoritur me parulla kundër qeverisë saudite, kanë hyrë në ndërtesën e ambasadës, ku më pas i kanë vënë zjarrin. Njoftohet se forcat e sigurisë kanë ndërhyrë dhe i kanë nxjerrë jashtë aktivistët.