Ekip
13 Qershor 2018•Përditësim: 14 Qershor 2018
BERLIN (AA) - I arratisuri i FETO-s Adil Öksüz, brenda organizatës terroriste i njohur si "imami i forcave ajrore", fshihet në shtëpinë e organizatës terroriste FETO në Berlin, mëson Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmërimi me shkrim që ka marrë gazetari i AA, thotë se Adil Öksüz fshihet në adresën Friedelstr 48. 12047, në lagjen Neukolln të Berlinit, më sakt në apartamentin e S.Yasar.
Gazetarët e AA kanë arritur te adresa në fjalë, në një lagje e cila kryesisht është e banuar nga të huajt. Në ndërtesë u gjet se ndodhet apartamenti me emrin e pronarit Yasar, por pas rënies së ziles askush nuk e hapi derën.
Gjermanët e moshuar në këtë ndërtesë thanë se nuk njohin asnjë me emrin Yasar.
Interesant e bën fakti se apartamenti nuk ka pamje nga rruga, por vetëm nga ana e pasme e ndërtesës, ashtu që është e pamundur të shihet nga rruga.
Ali A, personi kryesor që fsheh Öksüz-in
Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA, emri kyç që fsheh Öksüz në Berlin është njëri nga emrat me ndikim në organizatën terroriste FETO, Ali A.
Ali A., përndryshe është pronar i një numri të madh të patundshmërive në kryeqytetin e Gjermanisë, pas tentimit të dështuar të grusht shtetit më 15 korrik 2016 në Turqi. Ai ka organizuar kalimet ilegale të një njumri të pjesëtarëve të FETO-s nga Turqia në Gjermani si dhe në vende të tjera evropiane.
Poashtu edhe deklaratat e dëshmitarëve okularë janë në linjë se Ali A., në apartamentin e S. Yasar fsheh një numër anëtarësh të organizatës FETO. Përveç kësaj, thuhet se Oksuz me ndihmën e Ali A. lëviz pa kurrfarë pengese brenda Gjermanisë.
Përveç që ndihmon të ikurit e FETO-s, Ali A. mban dhe kontakte me strukturat terroriste në Poloni dhe Kirgistan.
Të arratisurit e FETO-s, të cilët nga Turqia kaluan në vendet e bllokut lindor, pas një kohe filluan të vijnë në Berlin, i cili në njëfarë mënyre u bë si qendër grumbullitmi për të arratisurit e FETO-s.
Strukturat e FETO-s në Gjermani
Gjermania është vendi evropian në të cilën organizata terroriste FETO ka formuar një nga strukturat më të zhvilluara, kurse në këtë vend vepron përmes organizatave joqeveritare, kompanive dhe portaleve të internetit.
Një numër sipërmarrësish të lidhur me FETO-n në Gjermani, kryesisht në Berlin, pas tentimit të grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut, kanë ndryshuar emrat e kompanive të tyre.
Për faktin se nuk mund të gjenin nxënës që regjistroheshin në institucionet e tyre arsimore, strukturat e FETO-s në Gjermani pësuan krizë financiare, pas së cilës filluan të shesin disa objekte shkollore apo t'i lëshojnë me qira për kujdesin e refugjatëve sirianë.
Strukturat e FETO-s në Gjermani vazhdojnë në çdo formë t'u ofrojnë mbështetje pjesëtarëve të organizatës të cilët pas tentativës për grusht shteti kanë ikur nga Turqia në vendet tjera të botës. Mësohet se struktura e FETO-s në Gjermani stehon dhe ofron mbështeje për të paktën 4.000 të arratisur.