Dmitri Chirciu
18 Shtator 2019•Përditësim: 19 Shtator 2019
Gjatë përleshjeve në lindje të Ukrainës ka humbur jetën një ushtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Departamenti për marrëdhënie me opinionin të forcave të bashkuara në Ukrainë, u konfirmua se një ushtar ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Separatistët prorusë në maj të vitit 2014 në lindje të Ukrainës shpallën “Republikën Popullore të Lugansk Donjeck”, pas çka vijuan përleshje.
Armëpushimi mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë hyri në fuqi më 15 shkurt të vitit 2015. Krahas kësaj, përleshjet kanë vazhdur, ndërsa përleshjet më të ashpra janë zhvilluar rreth qytetit Debaljcev.