Bota

Hollandë, mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Shtetëror për Shëndetësi dhe Mjedis pranë Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve me COVID-19 në Holandë është rritur me 845, për të shkuar nga 11.750 në 12.595

Abdullah Aşıran  | 31.03.2020 - Përdıtësım : 31.03.2020
Hollandë, mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19

Rotterdam

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë është rritur 1.039, pasi në 24 orët e fundit jetën kanë humbur 175 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Shtetëror për Shëndetësi dhe Mjedis pranë Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve me COVID-19 në Holandë është rritur me 845, për të shkuar nga 11.750 në 12.595.

Gjithsej 4.712 deri më tani janë shtruar në spitale, 722 vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, Fondacioni Kombëtar për Vlerësimin e Kujdesit Intensiv njoftoi se 1.068 pacientë gjenden në repartet e kujdesit intensiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın