Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Holandë, varianti "Omicron" i COVID-19 zbulohet tek 13 persona

Instituti Shtetëror i Shëndetësisë dhe Mjedisit i Ministrisë së Shëndetësisë tha se 13 personat e përcaktuar me variantin "Omicron" kanë ardhur në Holandë më 16 nëntor nga Afrika e Jugut

Abdullah Aşıran  | 28.11.2021 - Përdıtësım : 29.11.2021
Holandë, varianti "Omicron" i COVID-19 zbulohet tek 13 persona Foto: Abdullah Aşıran / AA

Amsterdam

Në Holandë varianti i ri "Omicron" i COVID-19 është zbuluar tek 13 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Shtetëror i Shëndetësisë dhe Mjedisit (RIVM) i Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se 13 personat e përcaktuar me variantin "Omicron" kanë ardhur në Holandë më 16 nëntor nga Afrika e Jugut.

Më tej theksohet se më 26 nëntor, 624 udhëtarë që mbërritën në vend nga Afrika e Jugut iu nënshtruan testit për COVID-19 në Schiphol dhe 61 prej tyre rezultuan pozitivë.

Mostrat e testeve të kryera iu dërguan RIVM për të përcaktuar se cilit variant të COVID-19 i përkasin dhe si rezultat i kërkimeve deri më tani varianti "Omicron" është zbuluar në 13 prej testeve pozitive.

Kërkimi ende nuk ka përfunduar dhe me shumë mundësi varianti "Omicron" mund të jetë i pranishëm tek më shumë persona.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın