Gamze Türkoğlu Oğuz
12 Prill 2018•Përditësim: 12 Prill 2018
ANKARA (AA) - Në Holandë është mbyllur "Autostrada muzikore" një ditë pas hapjes pas ankesave të qytetarëve për shkak të zhurmës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rruga e cila ishte hapur të hënën me qëllim që të përmirësojë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik u mbyll të martën, njoftoi BBC.
Shiritat janë projektuar për të kënduar himnin e Friesland-it në momentin kur automjeti kalon me shpejtësinë e duhur prej 60 kilometra në orë.
Një banor i këtij rajoni shprehu shqetësimin nga zhurma e cila vinte nga rruga duke e përshkruar me fjalët "Torturë psikologjike".
Udhëheqësia e Friesland-it bëri të ditur se montimi dhe çmontimi i shiritave ka kushtuar 80 mijë euro.