Bota, Koronavirusi

Holanda konfirmon 15 vdekje të reja nga COVID-19

Holanda është në mesin e vendeve evropiane që kanë njoftuar lehtësimin e masave kufizuese. Lehtësimi i masave filloi në 11 maj dhe do të vazhdojë deri në shtator

Rabia İclal Turan  | 27.05.2020 - Përdıtësım : 27.05.2020
Holanda konfirmon 15 vdekje të reja nga COVID-19

Ankara

Holanda raportoi 190 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 45.768, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Mjedisit (RVIM), vdekjet e ndërlidhura me virusin në Holandë arritën në 5.871, me 15 njerëz që humbën jetën gjatë ditës së fundit.

Me shtatë pacientë të rinj të hospitalizuar, deri më tani gjithsej 11.697 shtetas holandezë janë shtruar në spital për trajtim.

Holanda është në mesin e vendeve evropiane që kanë njoftuar lehtësimin e masave kufizuese. Lehtësimi i masave filloi në 11 maj dhe do të vazhdojë deri në shtator.

Shkollat fillore, floktarët dhe bibliotekat janë rihapur, ndërsa restorantet, kafenetë, kinematë dhe institucionet kulturore do të rifillojnë funksionimin e kushtëzuar nga 1 qershori. Gjithsej 30 persona, përfshirë stafin, do të lejohen në një kohë, edhe atë vetëm nëse vizitorët mund të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash nga të tjerët.

Besueshmëri e lartë në masat dhe informacionet zyrtare

RVIM tha se gjatë krizës së koronavirusit, njerëzit në Holandë janë bërë më të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të të afërmve të tyre.

Pasi në muajt e fundit ka ndryshuar nevoja e njerëzve për informata, RVIM pohon se besueshmëria në informatat dhe në masat qeveritare është shumë e lartë, mes 78 dhe 85 për qind.

"Kjo është e qartë nga rezultatet e sondazheve periodike të bëra nga Nivel, Instituti Holandez i Studimeve Shëndetësore dhe RIVM", thuhet në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın