Mustafa Deveci
10 shkurt 2023•Përditësim: 13 shkurt 2023
Avioni transportues "C-130 Hercules" i Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës, me mjete mjekësore arriti në Türkiye me një ekip prej 21 personash për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet të cilat përshkruhen si “fatkeqësia e shekullit”, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të dhënë nga ambasada holandeze në Ankara, "ambulanca ajrore" e Forcave Ajrore Mbretërore të Holandës është ulur në Aeroportin e Antalya-s me një ekip prej 21 personash, ku do të kryejë operacionet e saj në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë të Türkiye-s dhe AFAD.
Me avionin transportues, i cili ka kapacitet afërsisht për 70 pacientë dhe të lënduar për çdo fluturim, të lënduarit në zonat e tërmetit do të transferohen në institucionet shëndetësore në rajone të tjera me një operacion evakuimi mjekësor nga ekspertë shëndetësorë holandezë.
Ekipi holandez i kërkim-shpëtimit shpëtoi 11 persona nga rrënojat
Ekipi Holandez i Kërkimit dhe Shpëtimit Ekipi i kërkim-shpëtimit i USAR prej 65 personash që nga 7 shkurti ka mbështetur përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Hatay me 8 qen ekspertë.
Duke vazhduar punën e tyre në Antakya të Hatayit, ekipi deri tani ka arritur të nxjerrë të gjallë nga rrënojat 11 persona.