Abdulselam Durdak
11 Mars 2017•Përditësim: 12 Mars 2017
ROTTERDAM (AA) - Automjetet e ministrisë dhe ekipeve të TRT dhe Anadolu Agency (AA) të cilat ishin duke shkuar në qytetin Rotterdam të Holandës për të ndjekur programin e ministres së Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, u ndalua nga policia holandeze dhe u kontrolluan.
Policia e Holandës në një stacion benzine në afërsi të Rotterdamit i rrethoi automjetet të cilat ishin në autokolonën e ministres dhe të ekipeve të Anadolu Agency dhe TRT. Policia bëri kontrollimin e letërnjoftimeve të personave që gjendeshin në automjete.
Një nga zyrtarët e policisë në deklaratën e tij, tha se kontrolli në fjalë është bërë me arsyen se ministrja Kaya mund të jetë brenda automjetit.
Gazetarëve turq dhe zyrtarëve në autokolonën e ministrisë të cilët i janë nënshtruar marrjes në pyetje përafërsisht 1 orë iu është kërkuar që të kthehen në Gjermani duke u larguar sa më parë nga Holanda.
Automjetet janë duke u dërguar jashtë vendit nën kujdesin e policisë holandeze.