Kemal Karadağ
12 Mars 2017•Përditësim: 12 Mars 2017
ROTTERDAM (AA) – Ish-ministri i Jashtëm i Holandës Ben Bot, në lidhje me anulimin e lejes së uljes së avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, tha se “Mos pranimi i ministrit turk, anulimi i lejes për ulje të avionit është i pakuptimtë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-ministri nga Partia Kristian Demokrate, Bot në një deklaratë për një ueb faqe e kritikoi kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.
"Mos pranimi i ministrit turk, anulimi i lejes për ulje të avionit është i pakuptimtë. Sipas mendimit tim, ky qëndrim ka të bëjë afërsisht me zgjedhjet. Ne kemi bërë dhe bëjmë avokim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Me këtë ndalim morëm hap të gabuar dhe në kundërshtim me këto vlera", tha Bot.
Ai gjithashtu shprehu kritikat e tij për mundësinë e përkeqësimit të marrëdhënieve me Turqinë.