Elena Teslova
15 Tetor 2019•Përditësim: 15 Tetor 2019
Hetuesit rusë kanë bastisur zyrat e një fondacioni të kryesuar nga lideri i opozitës Alexey Navalny, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit zyrtar, bastisjet janë duke u bërë në 30 rajone për të hetuar krimet e pretenduara financiare të Fondacionit Kundër Korrupsionit.
Punonjësit e zyrave të fondacionit u morën në pyetje dhe llogaritë bankare të tij janë ngrirë.
Navalny, 41 vjeç, njëherësh kryetari i Partisë opozitare të Progresit në Rusi, është një kritik i zëshëm i presidentit Vladimir Putin dhe arrestohet rregullisht për organizimin e protestave.