Mustafa Melih Ahıshalı
20 Maj 2017•Përditësim: 21 Maj 2017
TEHRAN (AA) - Ministri i Brendshëm i Iranit, Abdurrıza Rahmani Fazli, ka njoftuar se Hasan Ruhani është zgjedhur president për herë të dytë duke marrë 57 për qind të votave, raporton Anadolu Agency (AA).
Fazli, në një konferencë për shtyp në ndërtesën ministrore në Teheran ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 12-ta presidenciale.
Duke theksuar se janë hapur 99.7 për qind të kutive të votimit, Fazli tha se "Nga 41.220.131 vota të vlefshme Ruhani ka marrë 23.549.616 vota. Ruhani është zgjedhur president duke marrë 57 për qind të votave."
Ndër të tjera Fazli është shprehur se kandidati i konservatorëve, Ibrahim Reisi ka marrë 15.786.449 vota (38.2 %), ndërsa kandidati tjetër Mustafa Mir Selim 478.215 vota si dhe kandidati Mustafa Hashimiteba 215.450 vota.
Kush është Ruhani?
Kandidati i reformistëve dhe konservatorëve të moderuar 69-vjeçari Ruhani u zgjodh presidenti i 7-të i Iranit duke marrë 50.7 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2013.
Ruhani, më parë detyra të ndryshme të larta, si anëtar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, deputet në Kuvendin e Iranit, zv.kryetar i shtabit të përgjithshëm, anëtarë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilltarë për sigurinë kombëtare i presidencës, zv.kryetar i Kuvendit të Iranit, etj.
Ruhani i cili veten e tij e cilëson si "konservator i moderuar" planifikon që të arrijë një rritje 8 për qind për t'i dhënë fund rënies ekonomike, dhe se për këtë të sigurojë një hyrje prej 50 miliardë dollarë nga kapitali i huaj.
Ai pasi nuk gjeti atë që kërkonte nga marrëveshja për programin nuklear, duke menduar të nënshkruajë për zhvillimin e ekonomisë së vendit, nuk mundi të pengonte rënien me afërsisht 10 për qind.
Zhvillimi i lirive, punësimi, vazhdimi i zhvillimit të vendit, dialog me botën dhe marrëdhënie me qendër paqen, kanë qenë disa nga premtimet gjatë fushatës zgjedhore të Ruhanit.