Ali Semerci
11 Shkurt 2017•Përditësim: 12 Shkurt 2017
GAZA (AA) - Egjipti ka hapur për një periudhë tre ditore pikën kufitare Refah në dy drejtime, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Doganave në Ministrinë e Brendshme në Gazë, thuhet se është hapur përkohësisht për raste emergjente pika kufitare Refah, që është e vetmja pikë lidhëse e Rripit të Gazës me botën për shkak të bllokadës nga Izraeli.
Theksohet se gjatë tre ditëve në këtë pikë kufitare do të lejohen të kalojnë studentët, të sëmurët, personat që kanë leje qëndrimi në Egjipt si dhe ata të cilët kanë pasaportë të huaj në dy drejtime.
Drejtoria e Doganave thekson se gjenden 16 mijë persona të cilët janë regjistruar për të kaluar nga pika kufitare për arsye të ndryshme humanitare.
Qeveria e Egjiptit, kohë pas kohe e hap pikën kufitare Refah të cilën e kishte mbyllur pas grusht shtetit ushtarak të 3 korrikut 2013.