Senita Şeherçehayiç
23 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
BEOGRAD (AA) – Tani për tani hakerë të panjohur të hënën kanë kryer sulm ndaj ueb-faqes zyrtare të Kabinetit presidencial të Serbisë Tomisllav Nikoliç, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi hakerik ndaj ueb-faqes së presidentit të Serbisë ka qenë, siç thuhet në kumtesën e Shërbimit për komunikim të presidentit Nikoliç, me intensitet të lartë, ndërsa ka filluar në ora 16:11 dhe ka zgjatur deri në 20:35.
"Në periudhën e lartëpërmdendur, ishte e vështirë për të hyrë në faqen e internetit të presidentit të Serbisë", thuhet në kumtesë.
Sulmi është kryer me metodën DDOS llojit SYN flood, ndërsa është vërejtur edhe një intesitet i madh i qarkullimit të sajtit të presidentit të republikës www.predsednik.rs.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Ushtria serbe, të cilat janë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe sigurinë e ueb-faqes, në bashkëpunim me provajderin Telekom Serbia bllokuan dhe parandaluan sulmet dhe dëmet e mëtejshme në pajisjen dhe serviset e llogarisë.