Bota

Hakerët kinezë vjedhin të dhënat e ushtrisë amerikane

Hakerët pranë qeverisë kineze kanë sulmuar kompaninë e cila ka kontratë me një organizatë ushtarake, e cila merret me hulumtimin në fushën e zhvillimit të nëndetëseve dhe arsenalit nënujor

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 09.06.2018 - Përdıtësım : 10.06.2018
Hakerët kinezë vjedhin të dhënat e ushtrisë amerikane

Ankara

ANKARA (AA) - Hakerët kinezë kanë vjedhur të dhëna shumë të ndjeshme të sigurisë nga kompania e cila është realizuese e një projekti sekret për Marinën Amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni britanik BBC ka publikuar lajmin se hakerët pranë qeverisë kineze kanë sulmuar kompaninë e cila ka kontratë me një organizatë ushtarake, e cila merret me hulumtimin në fushën e zhvillimit të nëndetëseve dhe arsenalit nënujor.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar për "Washington Post" se ndër të dhënat e vjedhura janë edhe planet e projektit të raketave supersonike, ndërsa CBS News thekson se sulmet kibernetike kanë ndodhur në janar dhe shkurt të këtij viti.

Po ashtu thuhet se në mesin e të dhënave të vjedhura janë edhe planet për sistemet raketore, të cilat ishin planifikuar të vendosen në nëndetëset amerikane deri në vitin 2020.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka nisur një hetim në lidhje me rastin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.