Burak Bir
09 Gusht 2023•Përditësim: 09 Gusht 2023
Shërbimi Policor në Irlandën e Veriut (PSNI) ka kërkuar falje për publikimin e të dhënave që ka vënë në dispozicion informacionet e oficerëve në internet, raporton Anadolu.
Shkelja e publikimit të të dhënave, e cila u bë si rezultat i "gabimit njerëzor" ndodhi kur PSNI iu përgjigj një kërkese për Lirinë e Informacionit, gjatë së cilës gabimisht nxori tabelën që përfshinte mbiemrat, inicialet, gradat ose pozitat, oficerët dhe anëtarët e stafit civil, vendndodhjen dhe departamentet e të gjithë Shërbimit Policor aktual të Irlandës së Veriut.
"Një njoftim fillestar u bë nga Zyra e Komisionerit të Informacionit në lidhje me shkeljen e publikimit të të dhënave", thuhet në deklaratën e të martës vonë të ndihmës shefit të PSNI, Chris Todd.
Më herët, ai tha se të dhënat për të cilat ata besojnë se janë ngarkuar pasditen e së martës, ishin në dispozicion të publikut diku dy orë e gjysmë deri në tre. "Më është dashur të informoj Zyrën e Komisionerit të Informacionit për një shkelje të konsiderueshme të të dhënave për të cilën përgjegjës jemi ne. Kjo është e papranueshme", tha Todd, duke shtuar se incidenti ndodhi si rezultat i "gabimit njerëzor".
Ndërkohë, Liam Kelly, kryetar i Federatës së Policisë për Irlandën e Veriut (PFNI), e përshkroi shkeljen si "monumentale".
Duke folur për BBC Radio 4, ai tha se nuk kishte përjetuar kurrë diçka të tillë në 29 vitet e shërbimit të tij. "Oficerët tanë bëjnë përpjekje të mëdha për të mbrojtur identitetin e tyre. Disa prej tyre nuk u kanë treguar as miqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë se janë në të vërtetë në polici", shtoi Kelly.
Sekretari i Irlandës së Veriut, Chris Heaton-Harris shprehu shqetësime për publikimin e të dhënave. "Jam thellësisht i shqetësuar për publikimin e të dhënave që përfshin PSNI. Zyrtarët e mi janë në kontakt të ngushtë me oficerët e lartë, të cilët po më informojnë për zhvillimet", shkroi ai në platformën X, të njohur më parë si Twitter.