Haitham bin Tariq zgjidhet sulltan i ri i Omanit
Televizioni shtetëror i Omanit tha se autoritetet kanë hapur një letër të sulltanit të ndjerë sipas së cilës emëruan pasardhësin e tij

Muskat
Haitham bin Tariq al-Said u betua për besnikëri të shtunën si Sulltani i ri i Omanit pas vdekjes së sundimtarit të deritanishëm Qaboos bin Said, njoftoi televizioni shtetëror i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA)
Sulltan Qaboos ndërroi jetën në moshën 79-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Televizioni shtetëror i Omanit tha se autoritetet kanë hapur një letër të sulltanit të ndjerë sipas së cilës emëruan pasardhësin e tij, pa dhënë sqarime të tjera.
Qaboos bin Said ishte sulltan që nga viti 1970 dhe ishte sulltani i tetë i Shtëpisë së Al Saidit. Ai ishte monarku që më së shumti qëndroi në fron midis sundimtarëve arabë të tanishëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.