Alban Agushi
11 korrik 2025•Përditësim: 11 korrik 2025
MOSKË (AA) - Në natën e të enjtes, më 10 korrik, hëna e plotë që u ngrit mbi ndërtesën e Ministrisë së Jashtme Ruse krijoi skenë piktoreske në qiellin e Moskës, kryeqytetin e Rusisë, raporton Anadolu.
Drita e hënës ndriçoi rrokaqiellin historik të epokës së Stalinit, duke ofruar kontrast të mrekullueshëm me horizontin e qytetit.
Momenti vizual tërhoqi vëmendjen si të fotografëve ashtu edhe të shikuesve, pasi fenomeni natyror përkoi me qiell të kthjellët mbi kryeqytetin rus.